Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, është bërë një zonjushë e vogël që na habit gjithmonë e më shumë në rrjete sociale.
Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe sot ajo feston 6-vjetorin e lindjes.
Ndaj, çifti është bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes. Ata i kanë dhuruar një mik të ri, një qenush të vogël të cilin duket se Renee e dashuron që tani.
Roberti ka ndarë në InstaStory dhuratën për të bijën, teksa shkruan:
“Shumë urime për ty Renee, shpirti i babit. E gëzofsh Ninën, sot i bën 2 muaj e ti 6 vjet. Të do babi shumë.”

Nora ka ndarë në profilin e saj në Instagram foto të Renee-s me qenushen në krahë.
Këngëtarja dhe Roberti janë bashkuar për t’i bërë të voglës së tyre dhuratën më të veçantë të ditëlindjes.
Nora dhe Roberti kanë treguar se pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, do të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin si dy miq të mirë dhe sigurisht do ta luajnë siç duhet rolin e prindit për Renee-n.