9 muaj nëpër hotele, ish-miss Durrësi tregon eksperiencën 48-orëshe vetëm në dhomë

19/10/2020 - 21:25

Këngëtarja Ermiona Lekbello rrëfeu para Bieta Sulos në “Ftesë në 5”, se ka nëntë muaj që jeton në hotel, pasi pandemia e koronavirusit ia dogji letrat italiane dhe u detyrua që të mos të udhëtonte në vendin fqinj.

Ish-miss Durrësi tha se duhet të bëhen këto sakrifica, ndërsa tregoi dhe një episod gjatë qëndrimit në hotel. Ermiona rrëfeu se kishte 2 ditë pa dalë nga dhoma dhe recepsionistja e hotelit u bë merak për shëndetin e saj.

“Korona më ka bllokuar që të mos iki në Itali. Unë i kam pasur letrat, por neglizhenca, nuk shkova në kohë të rinovoja. Nga marsi deri në momentet që flas me ty jam nëpër hotele. Kam nëntë muaj që jetoj në hotel. Faturat mi paguan kompania ime, harxhimet e tjera janë të miat, bëj shpenzime. Jam gjithmonë me katër pesë valixhe. Më shkoi jeta me valixhe i them mamit. Më ka marrë malli për vajzën, vetëm që kur të kthehem në Itali do të qëndroj në karantinë. Qëndrova dy ditë pa dalë fare nga dhoma, më telefonoi recepsionistja dhe më tha a ke gjë”, u shpreh Ermiona.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Agnesa Vuthaj është një nga modelet më të ëmbla të showbizit shqiptar. Ajo ka spikatur gjithmonë për stilin e veçantë të veshjes.

Covid-19, çdo ditë e më tepër po infekton më shumë njerëz se ç’ishte parashikuar.

Suksesi i dizajnerit kosovar, Valdrin Sahiti nuk po njeh limite.

Lidhja e Princit William dhe Kate Middleton u vulos me puthjen e tyre të paharrueshme në ballkonin e Pallatit Buckingham në 2011-n.

Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”.

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, u diskutua në lidhje me operacionet plastike.

Tekstshkruesi i njohur, Olti Curri, tregoi një episod interesat me një këngëtare, teksa po diskutonin në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”,

Prej disa muajsh është bërë e ditur se evenimenti “American Music Awards 2020” do mbahet sot më 22 nëntor.