E qeshur dhe në superformë Adela ka qenë e ftuara speciale e festës së ditëlindjes së 33-të të Drake, e mbajtur në Hollywood. Me një fustan të zi kadifeje që i tregonte shpatullat zbuluar, këngëtarja e ‘Hello’ është dukur më e dobësuar se asnjëherë. Duket se divorci nga ish bashkëshorti Simon Konecki i ka bërë mirë.

Jeta e re si beqare sigurisht e ka rinuar dhe ka sjellë pozitivitet edhe në formën e saj fizike, përveçse psikologjike. Në muajt e fundit këngëtarja ka treguar se dëshiron të jetojë jetën, siç provojnë fotot sociale nga albumi fotografik i pushimeve të saj verore ose fotot ku ajo çmendet në festën e pas koncertit të mikeshave të saj Spice Girls.

Sipas Daily Mail, duket që Adele ka dashur të ndryshojë edhe fizikun e saj, me forma të bëshme dhe ka ndjekur disa seanca dhe duke humbur plot 6 kilogram. Në Instagram, ylli i pop-it ndan një foto të mbrëmjes dhe shkruan: ‘Zakonisht qaja tani djersitem’, duke shtuar hashtagun #gingermckenn, në nderim të personazhit ikonik të filmit të 1995 ‘Casino’, të interpretuar nga Sharon Stone.

Më pas këngëtarja vazhdon me urimet e saj për mikun Drake: ’Urime për ditëlindjen njërit prej njerëzve më të dashur dhe zbavitës që unë kam njohur dhe takuar ndonjëherë…’. Mes të ftuarve të tjerë në festë ishte edhe Chris Brown, Kylie Jenner, Snoop Dogg dhe French Montana, i cili ka ndarë një video nga mega party i ditëlindjes.