Disa javë më parë, këngëtarja Adelina Thaçi njoftoi se ishte infektuar nga Covid-19. Ajo bëri një shkrim të gjatë, ku i bënte apel njerëzve të respektonin masat dhe tregoi vështirësitë që po kalonte.

Tashmë duket se çdo gjë ka kaluar dhe këngëtarja ka vendosur të pushojë në bregdetin shqiptar. Këngëtarja ka kryer testin dhe tani ka rezultuar negative, pa koronavirus.

“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan ajo në foton pranë fëmijëve buzë detit.