Miliarderja Kylie Jenner ka zbuluar se kishte udhëtuar me helikopterin që i mori jetën Kobe Bryant dhe vajzës së tij, ndaj kjo ngjarje tragjike mund t’i kishte ndodhur edhe asaj.

Teksa ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për 9 personat që humbën jetën, Kylie shkruan në Instastory se udhëtonte herë pas here me atë helikopter dhe pilotin që ishte mes viktimave nga kjo ngjarje tragjike.

“U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”, shkruan Kylie.