Aktori i Broadway, Nick Cordero ka humbur jetën për shkak të koronavirusit në moshën 41-vjeçare. Ai qëndroi rreth një muaj në kujdes intesiv, ndërsa të dielën ndërroi jetë në spitalin Cedars-Sinai.

Lajmin e hidhur e ka dhënë gruaja e tij, Amanda Kloots përmes një postimi në Instagram.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani. Zemra ime është e thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë.”, shkruan ajo ndërsa tregon se 41-vjeçari ka luftuar me Covid-19 për 95 ditë, ku gjatë kësaj periudhe kishte pësuar mini-sulme dhe këmbën e djathtë e kishte amputuar për shkak të mpiksjes së gjakut.

Nick Cordero ka qenë i nominuar për çmimin Toni për rolin që kishte në filmin“Bullets Over Broadway”. Ai njihet gjithashtu edhe për rolet në “Waitress” dhe “A Bronx Tale”.