Aktori hollivudian Idris Elba ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit. Aktori 47-vjeçar ka ndarë me fansat e tij në Twitter lajmin.

47-vjeçari thotë se ndihet mirë dhe se nuk ka asnjë simptomë, por ka vendosur të vetizolohet.

Në një video të postuar në rrjete sociale, aktori, me origjinë nga Britania e Madhe, shfaqet së bashku me bashkëshorten Sabrina Dhowre, gjatë të cilës përditësoi fansat me gjendjen e tij shëndetësore, raporton Daily Mail.