Aktori i famshëm George Clooney është nderuar me çmimin “Ikona e Vitit” nga revista e mirënjohur GQ në edicionin e 25-të të “Men of the Year”.

I nominuari 8 herë për Oskar pozoi për kopertinën e GQ dhe mbante syze dielli prej aviatori të markës së tij. Portreti i tij u realizua fotografi i famshëm  Jason Nocito.

Në intervistën për revistën, George Clooney ka folur për karrierën prej disa dekadash në Hollywood, aksidentin me motor dhe thashethemet se i dha një grupi miqsh nga 1 milionë dollarë secilit në një thes.

59-vjeçari është i martuar me Amal dhe janë prindër të binjakëve 3-vjeçarë, Alexander and Ella.

Muajin tjetër, aktori do të shfaqet në filmin “The Midnight Sky” të Netflix ku luan rolin e një shkencëtari 70-vjeçar. Ky do të jetë filmi i tij i parë që nga 2016.