Aktori i famshëm Jim Belushi  për asnjë çast nuk nguron të tregojë se origjina e tij është shqiptare.

Këtë e ka treguar dhe së fundmi me emrin e lokalit që ai e ka hapur në fermën e tij.

Aktori ka publikuar një foto në llogarinë e tij në Facebook para lokalit dhe sipër shihet tabela ku është vendosur emri i lokalit ‘Ëngjëll Caffe’

Të shumta kanë qënë komentet që aktori ka marrë në foto nga shqiptarët. të cilët e kanë përgëzuar për këtë gjest. 

Kujtojmë që aktori është larguar nga kinematografia për t’ju përkushtuar fermës ku kultivon marijuanë, e cila ndodhet në Oregon të Shteteve të Bashkuara.