Aktorja e njohur, Emma Watson është fotografuar nga paparacët me të dashurin e saj biznesmen, Leo Robinton.

Ata janë parë duke pirë kafe në park, në Primrose Hill të mërkurën. Emma dhe Leo u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, teksa bisedonin në qetësi.

Ylli i “Harry Potter” ishte e veshur me pantallona me kuadrata, golf të zi, dhe një pallto të gjatë të zezë.

Dyshja gjithmonë kanë qenë të rezervuar për daljet e tyre në publik. Ata janë u panë për herë të parë duke u puthur në tetor të 2019.