Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Aktorja hollivudiane shtatzënë për të tretën herë

02/03/2021 - 19:49

Aktorja Gal Gadot pritet të bëhet nënë për herë të tretë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Yaron Varsano, të martuar që në 2008-tën, janë prindër të dy vajzave, Maya 3 vjeçe dhe Alma 9 vjeçe. Së fundmi protagonistja e “Wonder Women”, aktorja Gal Gadot ka publikur një foto në profilin e saj zyrtar në Instagram, ndërsa shihet i shoqi dhe vajzat teksa përkëdhelin barkun paksa të rrumbullakosur të aktores.

Dyshimet për shtatzëninë e saj lindën gjatë ceremonisë Golden Globe 2021, ku Gal, tashmë në rolin e prezantueses, ishte veshur me një fustan të bardhë dhe të lirshëm. Nuk kaloi shumë dhe zërave dyshues iu përgjigj vetë e interesuara. Ylli i kinematografisë ka deklaruar dhe më parë në një intervistë se kur është larg familjes për xhirime, po pret me padurim momentin që të kthehet në shtëpi tek bashkëshorti dhe vajzat, duke treguar kështu se sa e rëndësishme është familja për të.

Edhe pse luan rolin e një superheroine, është e lumtur që për vajzat e saj është thjesht mamaja e tyre. “Vajzat e mia kanë mësuar se çdo grua mund të jetë “Wonder Woman”dhe jam e lumtur që e kuptojnë punën time, por kuptojnë që në radhë të parë jam nëna e tyre,” është shprehur aktorja 35-vjeçare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “

Çifti i famshëm i showbizz, Beyonce dhe Jay Z numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh.

Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka fituar një çmim tjetër si ‘Favorite Artist-Crossover’, në American Music Award.

Aktorja e njohur britanike Helen Mccrory ka vdekur në moshën 52 vjeçare pas një beteje private me kancerin, njoftuan sot të afërmit e saj

Artistja e famshme, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ndarjen një ditë më parë.

Rozana Radi është single! Ose të paktën kështu na ka lënë ajo të kuptojmë.

Ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka bërë një gjest të lavdërueshëm dhe human. Ajo ka bërë një dhuratë të paimagjinueshme për f

Një ditë pasi zbuloi surprizën që kishte përgatitur përgjatë 3 viteve, Bebe Rexha ka zbardhur ditën e sotme detaje rreth albumit të saj.

Fifi festoi ditëlindjen më 31 mars dhe në këtë ditë të veçantë, këngëtarja mori shumë urime dhe surpriza por ndjekësit vunë re që mungont

John Travolta ka ndarë një mesazh prekës për djalin e tij, Jett i cili u nda nga jeta në vitin 2009.