Aktorja Kate Winslet thotë se është bullizuar pas rolit në filmin "Titanic"

17/01/2021 - 09:40

Kate Winslet ishte vetëm 21 vjeçe kur roli i saj në "Titanic" e ktheu atë në një yll ndërkombëtar. Në një intervistë të fundit ajo ka folur në lidhje me "bullizmin" dhe "kritikat" nga shtypi britanik pasi doli filmi.

"Ishte si dita me natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja: "Kjo është e një gjë e tmerrshme, por do të kalojë". Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare."

Aktorja ka shtuar se në kohën kur Titanic-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.

"Kështu ndjeva sikur ende nuk isha vërtet e gatshme të bëja gjëra të mëdha në Hollyëood. Ishte një përgjegjësi e madhe. Nuk doja të bëja gabime."- shtoi më tej aktorja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Behar Mera do të jetë zyrtarisht pjesë e emisionit të humorit, "Klanifornia". 

Adele është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki pas dy vitesh negociata.

Reperi i njohur, Mozzik është një nga më të paguarit në tregun muzikor shqiptar.

Romain Gavras ka konfirmuar ndarjen nga Rita Ora pas disa muajsh lidhjeje.

Koronavirusi i ka marrë jetën kuzhinieres kosovare, Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka. 

Një ndër reperet më në zë të momentit është padyshim Tayna.

Ish-moderatorja e njohur Floriana Garo, e cila prej disa vitesh jeton në Gjenevë të Zvicrës së bashku me familjen, së fundmi ka ardhur të

Supermodelja e famshme Heidi Klum ka vendosur që ta lejojë vajzën e saj Helena t’i hyjë botës së modës.