Aktorja e njohur, Eva Mendes ka vendosur mos të postojë më foto të vajzave të saj apo me bashkëshortin Ryan Gosling në rrjete sociale.

E pyetur nga ndjekësit se përse e ka marë një vendim të tillë, aktorja ka shpjeguar se kjo do vazhdojë derisa vajzat e vogla të rriten dhe ti japin vetë lejen për ta bërë diçka të tillë.

Në lidhje me marrëdhënien e saj me bashkëshortin, aktorja u shpreh se dëshiron që marrëdhënia mes tyre të mbetet private.

“Unë kam pasur gjithmonë një kufi të qartë kur bëhet fjalë për burrin tim dhe fëmijët e mi. Unë do të flas për ta natyrisht, me kufij, por unë nuk do të postoj foto nga jeta jonë e përditshme. Dhe duke qenë se fëmijët e mi janë akoma të vegjël dhe nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë me të vërtetë postimi i imazhit të tyre. Dhe unë nuk do ta postoj fotot e tyre, derisa ata të jenë aq të rritur sa të më japin vetë pëlqimin për këtë gjë”.