16/01/2021 - 21:58
Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi krahas angazhimit në rolet filmike e teatrale ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për jetën e saj, duke iu futur politikës.
Ajo është pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë, ku janë propozuar nga kjo forcë politike 110 emra.
Kjo gjë ka suprizuar jo pak fansat e saj, e jo vetëm, të cilët nuk kanë patur asnjë informacion rreth aderimit të saj deri tani.
“Po, është e vërtetë, është edhe emri im aty. Për momentin nuk dëshiroj të flas më gjerë, megjithatë konfirmoj se jam pjesë e listës garuese të Vetëvendosjes”, ka thënë shkurt për Telegraf Adriana.
/portali DurresLajm/