Alban Dudushi ka thyer heshtjen dhe ka konfirmuar atë që prej javësh shkaktoi bujë. Dudushi ka konfirmuar largimin pothuajse pas 20 vitesh karrierkë nga Top Channel në Vizion+.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, gazetari ka bërë me dije se emisioni i ri do quhet “Spotlight”, premiera e të cilit do jetë sonte në orën 21:00.

Ai ka zbuluar edhe dhuratën nga Kroi, Joella dhe Bieta, të cilët i kanë dërguar një buqetë të madhe me lule në zyrë, teksa Albani shkruan:

“Një dhuratë për #SPOTLIGHT nga tre DIEJT e mi, Kroi, Joelle, @bietasulo. Ju dua pa fund dhe më ndriçoni çdo stinë të jetës sime. Premiera e SPOTLIGHT sonte në Vizion + në orën 21.00, nis kështu me këmbë të mbarë. “

Më herët ditën e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “7 pa 5”, Albani ka treguar se partnerja e tij, Bieta Sulo është “kumbara” e këtij formati.