Alketa Vejsiu për revistën italiane: Jam Chiara Ferragni e Tiranës

25/01/2020 - 11:35

Në një intervistë për revistën italiane "Gente", moderatorja Alketa Vejsiu, e cila do të prezantojë në festivalin e Sanremos, ka rrëfyer pasazhe nga fëmijëria e saj dhe se si e ka nisur karrierën.

Vejsiu i është prezantuar italianëve si “Chiara Ferragni e Tiranës” (Blogerja e famshme italiane).

"Amadeusi deshi ta kishte në krah, por pak e njohin. Nuk është vetëm prezantuese në radio e televizion, por edhe sipërmarrëse mode dhe influencuese.”- shkruhet në përshkrimin e Alketës në revistë.

“Sanremon e kam parë që fëmijë. Kur mora konfirmimin e pranisë sime, isha në një fshat pranë kufirit me Kosovën dhe lëshova një britmë të fortë gëzimi pastaj nisa të qaj. Koka më vinte vërdallë nga lumturia. Mora menjëherë në telefon nënën, babain dhe tim shoq”.

Ndërkohë, ajo ka rrëfyer për median italiane se është e martuar që prej vitit 2006 dhe se çifti ka dy fëmijë, të lindur që të dy në Firence.

"Rrogën e parë e kam çuar në shtëpi në moshën 14-vjeçare, kur punoja për një radio private në Shqipëri. Kisha një biçikletë me të cilën endesha rrugëve të Tiranës duke ndjekur ëndrrën time. Ndërkohë studioja shumë. Isha ambicioze. Ishim të varfër dhe doja të bëja diçka të mirë për time më, për babain dhe vëllanë. Studimi dhe puna intensive kanë qenë garancia ime e suksesit", shprehet moderatorja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bebe Rexha ka folur hapur për herë të parë rreth përvojës së saj me çrregullimin bipolar që kur bëri publike diagnozën e saj në prillin t

Fatmir Hysenbelliu i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në TV Ora ka treguar sakrificën më të madhe që ka bërë për dashurinë.

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia ka falënderuar të gjithë miqtë dhe dashamirët që i kanë qëndruar pranë në këto çaste të vështira që po k

Mamaja e këngëtares Xhesika Polo, njëherazi edhe motra e këngëtares së njohur Valbona Mema, është ndarë nga jeta ditën e djeshme.

Pas javëve të tëra impenjime për shkak të Megxit, më në fund princi William dhe Kate Middleton kanë marrë disa ditë pushime me fëmijët e

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka kujtuar sot të atin e ndjerë në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Këngëtarja dhe aktorja me famë botërore, Duffy, ka treguar se është droguar dhe dhunuar pasi është mbajtur peng për ditë me radhë.

Vitin e kaluar, pasi Roberti u nda nga Nora, u përfol se ai kishte nisur një lidhje të re me një modelen Xhesika Kadiu.

Lart e poshtë po flitet se prej disa kohësh, bukuroshja shqiptare Adrola Dushi, po shijon një romancë të re, të cilën ka preferuar ta mba