Ylli i muzikës, Ermal Meta, ka publikuar këngën e tij më të re që është një bashkëpunim me të famshmin Bugo.

“Mi Manca” ose “Më mungon” është titulli i këngës së re që është pritur mjaft mirë nga fansat e këngëtarëve në këtë periudhë nostalgjike nga izolimi prej virusit.

Por surpriza e madhe e këtij projekti është protagonistja kryesore e klipit, Ambra Angolini, ylli i ekranit italian, e cila interpreton në një klip bardhezi i fokusuar tërësisht te portreti i saj.

Ermali ka shprehur falenderimet e tij për pjesëmarrjen e Ambrës në klip, por aktorja shprehet në një koment se e gjithë kënaqësia ishte e saj.
“Të falenderoj ty që më bëre këtë dhuratë”, shkruan ajo.

Kantautori shqiptar ka ndalur koncertet këtë periudhë pandemie, por jo punën. Ai ka publikuar edhe foto nga studioja muzikore ku duket se po punon, edhe pse ndjen nostalgji për skenën.