Trajneri i njohur i dialektit, 76-vjeçari Andrew Jack ka humbur jetën të martën në një spital në Surrey, pas betejës me koronavirusin. 

“Andrew Jack vdiq sot në mëngjes nga COVID-19, në spitalin “St Peter’s”. Ai shquhet si person tejet i pavarur i cili e adhuronte gruan e tij, Gabrielle Rogers, me të cilën e ndante të njëjtin profesion. Fatkeqësisht ajo është ngujuar në karantinë në Australi, ku kishte udhëtuar javën e kaluar nga Zelanda e Re. Ajo nuk pati mundësi ta shoh ose të flasë me të në minutat e fundit të vdekjes, dhe ka gjasa që të mos ketë funeral për të ndjerin.”, tha agjentja e tij, Jill McCullough përmes një komunikate për media.

Jack ka luajtur në disa filma “Star Wars” në rolin e gjeneralit Ematt, përfshirë këtu: “Star Wars: Episode VIII – The Last Jedi”, “Solo: A Star Wars Story” dhe “Star Wars: Episode VII – The Force Awakens”.

Bashkëshortja e tij Gabrielle Rogers, aktualisht po qëndron e izoluar në Australi dhe pas lajmit të vdekjes së bashkëshortit  shkruajti në rrjetet sociale:

“Andrew Jack ishte diagnostikuar me koronavirus para dy ditësh. Ai nuk kishte dhimbje në minutat e fundit të jetës, dhe vdiq i qetë duke e ditur se është shumë i dashur nga familja e tij.”

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Andrew Jack, ka punuar si trajner i dialektit me yje të njohur të hollywoodit si, Robert Downey Jr. dhe Chris Hemsworth.