04/07/2020 - 11:34
Ylli i kinematografisë Angelina Jolie, është fotografuar nga paparacët duke bërë pazar në Kaliforni, së bashku me vajzën e saj Vivienne.
Të dyja ato shihen duke përdorur maskë e doreza për t'u mbrojtur nga Covid-19, e po ashtu edhe shoferi.
Nuk mund të mos bjerë në sy edhe këtë herë, thjeshtësia e saj në të veshur në përditshmëri si dhe hijeshia nga ana tjetër.
/portali DurresLajm/