Moderatorja e njohur, njëherazi dhe bashkëshortja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita, festoi para pak ditësh ditëlindjen e saj të 40-të.

Së fundmi, Anita ka ndarë në rrjete sociale një foto nga ditëlindja e saj. Ajo shfaqet tepër mahnitëse e veshur me një fustan rozë me xixa, teksa shkroi mbi foton e publikuar se ndihet e bekuar me njerëz që e përmbushin në çdo moment të jetës.

“Being 40 and Fabulous! Numrat jane thjesht numra dhe jane per llogari, por ne jete me rendesi eshte te jesh e bekuar nga zoti me njerez e miq qe te duan dhe i do e te permbushin ne cdo moment te jetes! Ju faleminderit nga zemra e shpirti qe keni permbush cdo moment te jetes sime ne cdo situate dhe Ju faleminderit per te gjitha mesazhet ne ditelindjen time!!!”, shkroi Anita.