Dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu kanë zbuluar se aktorja Anna Lika është në një lidhje dashurie me producentin Drilon Hoxha.

Gjatë emisionit të radhës në “Thumbon”, dy moderatoret e zbuluan këtë gjatë një bisede me personin e tyre misterioz që qëndron gjithmonë në studio.

Me kapelë dhe me fytyrën e mbuluar me jakën e xhaketës që mbante veshur, ai u shreh: Anna Lika është në një lidhje me Drilon Hoxhën! Burimet e mia jozyrtare e ka konfirmuar këtë gjë.

Aulona, ndërkohë u shpreh se kjo është një gjë shumë e mirë pasi shumë histori dashurie kanë nisur gjatë xhirimeve të ndonjë filmi.

“Po mirë ti na merr ndonjë prononcim të tyre”, i tha Aulona, misteriozit.