Këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila do të përfaqësojë muajin tjetër Shqipërinë në “Eurovision 2021”, është duke promovuar këngën e saj “Karma” në shtetet konkurruese të festivalit, ku së fundmi ka qenë e ftuar edhe në emisionin e famshëm grek, “Eutixite”, që transmetohet në Open TV.

Peristeri ka folur në këtë emision rreth origjinës së saj dhe e pyetur nga moderatorja nëse është greke, ajo nuk ka ngurruar të përgjigjet:

“Jo unë jam shqiptare, unë dhe prindërit e mi kemi lindur në Shqipëri, me Greqinë më lidh prejardhja e largët dhe fakti që kam punuar.”

Në përfundim të emisionit këngëtarja shqiptare performoi live këngën “Karma”, me të cilën edhe prezanton shtetin shqiptar.