Arbana Osmani është një nga moderatoret më të mira dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka prezantuar emisionin të ndryshme, por asnjëherë nuk e kemi parë në Festivalin e përvitshëm të RTSH-së.

E pyetur nga fansat, Arbana pranoi se ja kanë propozuar dy herë këtë rol por në të dyja rastet e ka refuzuar.

Ndërsa shtoi se vendimin e mori për arsye të ndryshme, duke shtuar se e ka vlerësuar ofertën.

“Arbana nëse do ta propozonin Festivalin e këngës në RTSH, a do ta pranoje?”, e pyetën fansat.

“Më kanë ofruar dy herë (në 2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, u përgjigj ajo.