Arbana Osmani i përvishet Iris Luarasit: "Mikesha ime", punoja për të mbajtur familjen

22/10/2019 - 10:10

Iris Luarasi, pedagogia e Gazetarisë në Universitetit të Tiranës dy ditë më parë tregoi emrat e personazheve VIP që i kishte ngelur në klasë. Ajo nuk hezitoi aspak për të treguar se ka ngelur në klasë edhe Arbana Osmanin.

Por Arbana Osmani ka një përgjigje për zyshën strikte dhe të gjithë ndjekësit. Moderatorja e suksesshme thekson se nota e një mësueseje nuk të bën as ngelës, as të paaftë. Duke e quajtur pedagogen “mikeshën e saj”, ajo shprehet se ajo e ka dashur lëndën më shumë se vetë Iris Luarasi.

"Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka pasur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe “ngelës” mund t’ja dalësh!", shprehet ndër të tjera ajo.

Sqarimi i Arbanës:

Në vitin e dytë të fakultetit, frekuentimi i të gjitha leksioneve për mua që punoja në Top Albania Radio ishte i pamundur. Kisha luftuar shumë për atë vend pune dhe në kohën që im atë ishte i papunë dhe ne jetonim në një shtëpi me qira, puna ime ishte shumë e rëndësishme për familjen time.

Përveç kësaj isha duke ndjekur pasionin tim, të cilin një pjesë e mirë e padagogëve të mi e kanë mbështetur gjithmonë, me përjashtim të rasteve të rralla siç është rasti i zysh Irisit. Unë e dija që do të më mbeste në klasë ende pa filluar mësimi pasi kisha dëgjuar sa strikte ishte për mungesat, por atë vit zgjedhja ime ishte të ruaja punën.

Do kisha dashur shumë të isha në çdo leksion të saj sepse “Gazetari Radio” ishte lënda ime e preferuar (dhe më pas jam vlerësuar me 10), por nuk mundesha sepse emisioni im në radio ishte të mërkurën në orën 12, atëherë kur fillonin leksionet me zysh Irisin. Dhe nuk më vjen keq’, shkruan Arbana.

Një vit më vonë e mora 10 e dy vite më vonë temën e diplomës zgjodha ta punoja prapë me zyshën e prapë mora 10-të. E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që “mikesha jonë” zgjedh të trajtojë si ngelësa njerëz që e kanë dashur lëndën e saj, ndoshta dhe më shumë se vetë zysha, por për arsye frekuentimi nuk kanë mundur të jenë të pranishëm në çdo leksion. Nga e gjithë kjo përvojë gjithsesi sot kam mësuar një leksion edhe më të rëndësishëm. Nuk të bën as ngelës e as dështak, e as të paaftë nota e një mësueseje. Përkundrazi, edhe pse jam e bindur që zysh Irisi nuk ka pasur asnjë qëllim të keq të dëmtojë reputacionin tim apo të kolegëve të mi, iu ka dëshmuar të gjithë të rinjve që na ndjekin që edhe “ngelës” mund t’ja dalësh!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Leonardo DiCaprio do të ndihmojë në nismën e Fondit të Ushqimit të Amerikës, i cili tashmë ka mbledhur 12 milionë dollarë për të ndihmuar

Aktori turk mjaft i dashur për publikun shqiptar, Kivanç Tatlitug është dërguar në spital pasi dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Pas lajmit që qarkulloi në disa media se xhaxhai i këngëtares Greta Koçi është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e saj për të

Një tjetër vdekje e një artisti është shënuar nga koronavirusi.

Moderatorja e njohur e RTSH-së, Hygerta Sako duket se nuk e ka pritur mjaft mirë shtrëngimin e masave për të parandaluar përhapjen e koro

Trajneri i njohur i dialektit, 76-vjeçari Andrew Jack ka humbur jetën të martën në një spital në Surrey, pas betejës me koronavirusin. 

Ata janë ndarë prej disa muajsh tashmë, pas katër vitesh dashuri së bashku, prej së cilës ka lindur një vajzë e bukur, Lea De Seine.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë parë në rrugët e Funchal, duke nxjerr shëtitje fëmijët e tyre, imazhe që në dukje nuk kanë

Këngëtari i njohur shqiptar Sidrit Bejleri ka njoftuar se sot ka humbur vjehrrin. Këngëtari shkruan në rrjete sociale se i afermi i tij v