Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë dy nga moderatoret më të dashura për publikun.

Përveçse kolege, Arbana dhe Xhemi, janë edhe dy mikesha shumë të ngushta.

Prej vitesh ato shihen në shoqërinë e njëra-tjetrës dhe përmes komenteve në rrjetet sociale, zbulojnë se sa të afërta janë.

Së fundmi, Osmani ka postuar në “Instagram” një fotografi të disa viteve më parë, kur ajo ishte 5 vjeçe.

Në foton në fjalë Arbana shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër, me mëngë të gjata, me një palë këpuca të zeza dhe çorape të gjata.

Fotoja ka marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku në sy bie pikërisht i Xhemit. “Po ti fol që paske qenë me shalë jashtë që e vogël”, shkruan me shaka Shehu.

Ndërkohë po me shaka Arbana i përgjigjet duket qeshur dhe i shkruan: “Derr”.