Arbana Osmani zbulon për herë të parë pse nuk publikonte foto gjatë shtatzënisë dhe flet për ndërhyrjet estetike në fytyrë

15/01/2021 - 16:26

Arbana Osmani ka terguar sot arsyen pse nuk ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë.

Moderatorja u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor të vitit të kaluar, duke sjellë në jetë fëmijën e parë me Eduart Grishajn, të cilin e pagëzuan me emrin Dielli.

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo zbuloi se nuk i urren fotot gjatë shtatzënisë, por pas mospublikimit të tyre qëndron një arsye shumë e fortë.

“S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u shpreh ajo.

Kuriozitet nga ana e ndjekësve kishte edhe për ndërhyrjet në fytyrë.

Arbana tregoi se nuk ka kryer asnjë deri tani, por nuk është kundra.

Nuk jam kundra, kështu që edhe mund të bëj kur të vijë koha. Por edhe mund të mos bëj, s’e di”.

E pyetur nëse i është ankuar ndonjëherë partnerit, sepse nuk e ndihmon gjatë natës, Osmani u përgjigj:

“As edhe një herë. Kurrë. I ankohem për gjëra të tjera, por jo për këtë”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatë intervistës ekskluzive me Oprah Winfrey, Meghan Markle rrëfeu si kurrë më parë për gjithë momentet e errëta që i është dashur të ka

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka zbuluar se do të marrë drejtimin e “Portokalli” për këtë sezon të ri.

Moderatori i njohur Blendi Fevziu ka rrëfyer marrëdhënien e tij me fëmijët, po veçanërisht me vajzën e vogël. Ai ka zbuluar edhe "sherret

56-vjeçari Nicolas Cage është martuar për herë të pestë, këtë herë me të dashurën 26-vjeçare Riko Shibata në një ceremoni të vogël në Las

Këngëtari Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.

Aktori i mirënjohur shqiptar, Behar Mera do të jetë zyrtarisht pjesë e emisionit të humorit, "Klanifornia". 

Adele është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj Simon Konecki pas dy vitesh negociata.

Reperi i njohur, Mozzik është një nga më të paguarit në tregun muzikor shqiptar.

Romain Gavras ka konfirmuar ndarjen nga Rita Ora pas disa muajsh lidhjeje.