Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Diell.

Pas ditë pasi u bë nënë për herë të dytë, Arbana postoi në Instagram fotot e para ku shfaqej me një fustan në zi e trëndafil në dorë dhe ishte në super formë.

Sot moderatorja ka sqaruar të gjitha hapat që ka ndjekur me përpikmëri nga ushqimi i shëndetshëm që ka konsumuar tek ato që ka hequr dorë.

“Gjatë shtatzënisë kam ngrënë shëndetshëm (shumë perime, fibra, pak ëmbëlsira dhe shumë ujë). Të gjitha ëmbëlsirat e gatuara gjatë karantinës i kanë ngrënë kryesisht familjarët e mi. Doktori im shumë i rreptë në lidhje me shtimin e peshës më këshilloi të mos shtoja më shumë se 8-10 kg dhe kam ngrënë shpesh dhe nga pak. Sot, 10 ditë pas lindjes, jam 3 kg më shumë seç isha para shtatzënisë. (Tjetër muhabet pastaj që edhe para shtatzënisë isha nja 3 kg më shumë seç duhet të jem normalisht). Para një jave fillova një regjim ushqimor me 1800 cal në ditë që përfshin shumë fibra, proteina, pak karbohidrate pothuajse 0 ëmbëlsira, fruta, perime, asnjë pije me gaz etj. çdo ditë pi minimumi dy nga këto, por ndonjëherë edhe më shumë. Së pari sepse kam shumë etje nga gjidhënia dhe së dyti sepse sipas librave që kam lexuara konsumimi i ujit rrit sasinë e qumështit. Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time.”, shkruan ajo.