Këngëtari Ardian Bujupi deri më tani është treguar gjithmonë i rezervuar mbi jetën private.

Por, në “Shiko kush Luan” ai ka treguar diçka më shumë.

Bujupi teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, emrin e të cilit e ka bërë dhe tatuazh në krahun e tij, u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën apo jo.

Ardiani u përgjigj se “Zhuljeta” që i ka rrëmbyer zemrën e ka emrin Sabrina. Ai është i ndarë me të, por ende e do.

Mesa duket, nuk ka qenë vetëm thashethem afërsia midis tij dhe modeles Sabrine Khan në klipin “Modela” e më në fund pikëpyetja e madhe për publikun u qartësua.