Më 26 dhe 27 maj do të zhvillohen netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2021”, ndërsa finalja do të jetë më 29 maj.

Organizatori dhe moderatori Ardit Gjebrea ka zbuluar përmes një postimi në Instagram se shoqëruesja e tij në netët finale të spektaklit do të jetë këngëtarja Marsela Çibukaj.

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të”Kënga Magjike 2021″. Marsela Çibukaj, mbi të gjitha, artiste!”, shkroi Gjebrea krahas fotos ku shfaqej krah këngëtares.

Kujtojmë që më herët, në muajin shkurt kur Ardit Gjebrea u infektua me Covid-19, ia besoi programin Marselës për një periudhë të shkurtër, e cila shoqërohej edhe nga Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj.