Këngëtarja Ariana Grande ka më në fund një statujë të re prej dylli në muzen Madame Tussauds që i ngjan shumë herë më shumë sesa e vjetra.

Kësaj here, stuatuja e punuar me detaje e imtësi të madhe ka edhe gropëzat e Arianës në faqe sa herë buzëqesh, ndaj njerëzit s’po arrijnë të dallojnë dot më cila është këngëtarja e cila statuja.

Grande është një nga emrat më të sukseshëm të muzikës në dekadën e fundit. Në pak kohë ajo arriti të ndërtonte një karrierë mjaft të suksesshme dhe të renditej si një ndër artistet më të mira. Ajo vazhdon të thyejë rekorde dhe së fundmi ka fituar titullin e 20-të në rekordet Guinness.