Blogerja Armina Mevlani ka kujtuar përmes disa fotosh në Instastory përvjetorin e njohjes të fejuarin e saj, Shkëlzen Berisha.

Ajo duket shumë nostalgjike teksa ka ndarë nga pushimet e para së bashku, nga dita e fejesës, apo propozimi për martesë

Sot është përvjetori i njohjes së çiftit dhe Armina ka kujtuar ditën e shënuar përmes momenteve më të bukura të romancës që nisi më shumë se 7 vite më parë.

Çifti kishte menduar të martohej verën e 2020-ës por për shkak të pandemisë planet e blogeres dhe juristit janë shtyrë për një moment më të përshtatshëm.