Armina Mevlani tregon çfarë bën për të pasur një gjoks në formë, ja kur do e bëjë dasmën me Shkëlzenin

01/10/2020 - 22:10

Blogeria e njohur Armina Mevlani ka folur sërish për planet që ka në lidhje me dasmën, të cilën për shkak të pandemisë ajo dhe Shkëlzen Berisha u detyruan ta anulojnë.

E ftuar në emisionin Rudina, Armina tha se vitin tjetër është e sigurt do kemi dasmë dhe me shumë mundësi në vjeshtë. Nëse nuk arrijnë të organizojnë një dasmë me shumë njerëz për shkak të pandemisë, çifti do bëjë një festë private dhe të nisin të krijojnë familje.

Rudina Magjistari: Ju kishit planifikuar dasmën me Shkëlzenin këtë vit, por e shtytë për shkak të pandemisë?

Armina Mevlani: Mua 2020 gjithmonë më ka pëlqyer si vit. Nuk e kisha vendosur 100%. Për dasmë i kam gjërat gati sepse për fustanin jam në kontakte me dizajnerë dhe e di se çfarë dua. Thjesht do tre ose katër muaj që të bëhet. Por nuk kishim lënë diçka konkrete, thjesht më ka pëlqyer 2020-ta. Kur filloi në Shkurt pandemia ishim në diskutime nëse do e bënim apo jo këtë verë dhe në momentin që filloi kjo situatë, i lashë gjërat përgjysmë sepse unë kam pritur me bashkëjetesë gjithë këto vite, disa muaj më shumë apo një vit, nuk është se do ndryshojë diçka mes meje dhe Shkëlzenit.

Thashë ta bëjmë në një moment që të gjithë të ndihemi të sigurt. Edhe vitin tjetër nuk është se do ndryshojnë shumë gjërat, por nuk do doja ta shtyja më shumë, ndoshta do bëj diçka më shumë intime.  Edhe nëse nuk e bëjmë me shumë njerëz, diçka më private do e bëjmë patjetër sepse kam dëshirë të krijoj familje dhe t’i kem gjërat e shtruara. Armina ka treguar se vjeshta është stina e saj e preferuar, prandaj shpreson që edhe dasmën ta bëjë në vjeshtën e vitit të ardhshëm”.

Disa kohë më parë një postim i Armina Mevlani në lidhje me disa këshilla për mirëmbajtjen e gjoksit, ka bërë bujë të madhe. Për këtë gjë, blogeria ka  treguar edhe një herë hapat më kryesore që një femër duhet të bëjë për të patur një gjoks perfekt.

“Unë kam lexuar shumë për mirëmbajtjen e gjoksit. Duke qenë se unë nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në çdo zonë të trupit, dua të qëndroj tek natyralja. Për këtë arsye kam dashur ta ndaj me të gjitha vajzat që kanë fëmijë dhe e kanë të nevojshme që ta trajtojnë. E para është i ftohti. Unë mundohem që kur të bëj dush me ujë të ngrohtë, përpiqem që gjithmonë ta bëj shpëlarjen me ujë sa më të ftohtë në zonën e bustit.

Kur është verë mundohem të bëj edhe një masazh me akull, përdor gjithmonë krem për strijat që e ble në farmaci dhe një herë ose dy herë në javë bëj ushtrime që janë pompat. Edhe kur ndihem e lodhur marr peshat dhe bëj disa ushtrime, një deri dy herë në javë. Përpiqem që t’i shmang të gjitha reçipetat e forta, mbaj reçipeta shumë të buta që janë tantellë e hollë”, është shprehur Armina Mevlani.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Aktorja e njohur hollivudiane, Scarlett Johansson është martuar në fshehtësi me të fejuarin e saj Colin Jost.

Kim Kardashian, mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, ndërsa festa e saj ishte kryefjala e të gjitha mediave.

Xhevdet Ferri u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare më 16 janar të këtij viti.

Legjenda e muzikës, Elton John teksa ka folur në një videolive me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka komplimentuar atë publ

Dhjetë ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj  u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Die

Nuk është thashethem, ka një njeri të ri në jetën e Adele.

Gwen Stefani i ka thënë “Po” propozimit për martesë të Blake Shelton, pas 5 vitesh së bashku.

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj ka zbuluar ditën e sotme se ai dhe bashkëshortja e tij, Konstandina më në fund e kanë fituar bete

Ledri Vula dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë dhe duket se dita e madhe po afron.

Modelja e njohur Chrissy Teigen, humbi fëmijën e saj më 1 tetor.