Aktori Arnold Schwarzenegger iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar një valvul pulmonare.

Lajmin e ka dhënë vetë ish-guvernatori i Kalifornisë në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Falë ekipit të Klinikës Cleveland  unë kam një valvul të ri të aortës që përputhet me valvulën time të re pulmonare nga operacioni im i fundit.”

Schwarzenegger shtoi se ai ndihet shkëlqyeshëm dhe ka filluar të ecur në rrugët e Cleveland.