Jennifer Lopez është ndarë përfundimisht nga partneri i saj, Alex Rodriguez. Çifti ka njoftuar për ndarjen në një deklaratë të bërë pak ditë më parë në Today Show.

Tani, “E News” ka njohuri pse Lopez ishte ajo që i dha fund fejesës dhe pse Rodriguez ende nuk ka hequr dorë plotësisht nga ideja e pajtimit me të.

Një burim i tha ‘E News’ se çifti u nda privatisht disa ditë më parë, dhe Lopez ‘po ndihet në paqe’ me vendimin e marrë.

Një burim i dytë shtoi se paaftësia e saj për t’i besuar Alex ishte për ta ‘fatale’. “Sapo besimi i saj të thyhet, nuk ka kthim mbrapa”, tha burimi. “Ajo ndihet mirë me vendimin që ka marrë sepse e di që A-ROD do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një kapacitet tjetër”.

Rodriguez pak javë më parë mori vëmendje të madhe me thashethemet që qarkulluan për tradhtinë me Madison LeCroy, yllin e “Southerns Charm”, me të cilën deklaroi se nuk kishte asgjë.

Page Six raportoi më vonë në mars se J.Lo u prek nga aludimet dhe ishte një nga arsyet e ndarjes së tyre.

“Skandali Madison LeCroy ishte arsyeja që ata u ndanë”, theksoi një burim. “Kishte tashmë probleme, por Jennifer vërtet ishte e ndikuar nga kjo”.

Në deklaratën e tyre të fundit, Jennifer dhe Alex njoftuan se do të jenë miq të mirë.