Kim Kardashian së shpejti do të hedhë në treg bashkëpunimin e dytë me grimierin shqiptar, Mario Dedivanoviç.

Përmes një postimi në Instagram, Kim bën të ditur se projekti i tyre mban titullin "Artisti dhe Muza", dhe do të përfshijë produkte kozmetike të veçanta.

"Për 11 vite, unë dhe Mario kemi punuar së bashku, duke sjell disa prej pamjeve më të bukura. E kam parë të rritet nga një djalë i talentuar, në rrugën e tij, pa u nxituar, e gjithmonë duke vendosur punën dhe të tjerët para vetes. Ai e vlerëson punën, është tepër besnik dhe nuk ndjek trendet e të tjerëve dhe është kthyer në një frymëzim për artistë të tjerë kudo në botë. Jam shumë e emocionuar për bashkëpunimin tonë të dytë. Na ndiqni për të zbuluar projektin më të fundit të "KKW" x MARIO: "The Artist And The Muse"," shkruan Kim në foton ku shfaqet së bashku me Marion.