Aurela Gaçe në karantinë: Unë e grupi im nuk mund të takojmë fëmijët!

16/03/2020 - 18:35

Këngëtarja Aurela Gaçe ka publikuar një status prekës në rrjetet e saj sociale, ku ka treguar se bashkë me grupin e saj muzikor është fitur në karantinë, pasi së fundmi ka udhëtuar jashtë vendit për një koncert.

Ajo ka kujtuar edhe kohën kur mjekët e kishin vendosur në regjim shtrati gjatë shtatzënisë së saj të dytë me vajzën Isabel, gjatë së cilës kishte qëndruar e mbyllur për 6 muaj e gjysëm. Këngëtarja ka bërë edhe një apel për të gjithë qytetarët, që të durojnë në emër të jetës, ndërkohë që nuk i ka kursyer edhe fotot nga momentet.

“Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj etj, por ka gra, të cilat s’kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjë nga këto, në emër të “JETËS”. E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetëizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Prandaj, durim o miq, në emër të “JETËS”!,”- shkruan në fund të një postimi të gjatë këngëtarja e njohur.

 
 
 
 

 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga "ditet e karantines time " qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja....por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane "-i thosha" . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s'mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera....nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete "karantinim" ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s'kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te "JETËS" . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim. Prandaj, durim o miq, ne emer te "JETËS" !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Modelja e fitness-it Dorina Mema ishte e ftuar në emisionin "E Diell" në Top Channel.

Aktori i famshëm Kevin Hart është kthyer pas në kohë për të zbardhur dritë mbi tradhëtinë që i bëri bashkëshortes në vitin 2017.

Një ditë më parë bukuroshja shqiptare, Angela Martini festoi ditëlindjen e 34-ët.

 

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka uruar festën e Fiter Bajramit përmes një postimi në rrjete sociale.

Prej disa kohësh, Era Istrefi është përfolur për një lidhje dashurie me këngëtarin e famshëm britanik, Julian Perretta. 

Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë një ndër çiftet që nuk e pranuan kurrë publikisht historinë e tyre të dashurisë.

Këngëtari i njohur  Ermal Fejzullahu është aksidentuar në Prishtinë.

Xhensila Pere ka folur së fundmi për shumë gjëra nga jeta e saj e jo vetëm në një intervistë me gazetarin Ronaldo Sharka, në emisionin "M