Kënga më e fundit e JLo dhe këngëtarit, Maluma “Pa ti” ka tërhequr vëmendjen edhe të artistes shqiptare, Aurela Gaçe.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Aurela tregon se kënga “Pa ti” ka mbledhur 3 milionë e 500 mijë klikime në tre ditë, ndërkohë që në YouTube kanë 13.4 milionë subscribers.

“3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube. 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (qe dmth o kane këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet te ishin shqiptare që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”– shkruan Aurela duke thumbuar kështu kolegët e saj.