Suksesi i këngëtareve me origjinë shqiptare nuk ndalet!

Mbrëmjen e të dielës u mbajt edicioni i "MTV Europe Music Awards 2019" në Seville, Spanjë ku morën pjesë shumë yje të botës së spektaklit, mes të cilëve edhe Loredana Zefi dhe Ava Max, që arritën të rrëmbenin edhe çmime.

Ylli i muzikës pop rrëmbeu çmimin "Best Push", ndërsa ishte nominuar edhe në kategorinë "Best New". Ava ishte edhe një performueseve në skenën e Seviljes, ku elektrizoi publikun me hitet e saj "Torn" dhe "Sweet but Psycho".

Ndërsa reperja kosovare rrëmbeu çmimin për "Performancën më të mirë zvicerane" në MTV, "Europe Music Awards 2019".

Bebe Rexha ishte nominuar në kategorinë "Bashkëpunimi më i mirë", për këngën "Call You Mine" të publikuar me The Chainsmokers, por pa mundur të fitojë.