Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja shqiptare, Ava Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“On Me” mban titullin kënga e saj e re, e cila vjen në bashkëpunim me emrat e famshëm Thomas Rhett dhe Kane Brown.

Kënga është kolonza zanore e filmit më të ri të animuar të sagës Scooby Doo, të quajtur “Scoob!”. Ky projekt muzikor shënon një tjetër ngjitje të rëndësishme në karrierën e artistes me prejardhje nga Shqipëria, e cila tashmë është një emër i njohur në tregun ndërkombëtar të muzikës.