Një rast kontravers ka ndodhur Bridgend, South Wales pasi babai i këngëtares së famshme, Adele ka thirrur Policinë pasi komshia e tij po e linte pa gjumë duke kënduar me zë të lartë këngët e së bijës.

Mark Evans është babai i Adele që e ka lënë të bijën që moshë të vogël pasi u divorcua me të ëmën dhe nuk e ka takuar më prej atëhere. Ai ka tentuar ta takojë por këngëtarja e ka injoruar ndersa duket se këngët e saj e shqetësojnë.

Ka qenë Keeley Fry e cila thekson se është fanse e zjarrtë e Adele dhe u surprizua nga veprimi i të atit.

Sipas mediave britanike, Evans i kishte thënë; “Mos këndo me zë kaq të lartë. Po afekton te gjumi im, këto janë bezdisëse”.

Ndërkaq Fry kangelur e suprizuar pasi mendonte se Evans do e vlerësonte dhe jo të ankohej.