Bashkë kudo edhe pas ndarjes, çfarë e konsideron Dafina Zeqiri ish-të dashurin e saj

02/06/2020 - 11:19

Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri dhe kolegu i saj DJ Geek nisën pak kohë më parë një lidhje dashurie. Por romanca mes tyre përfundoi shumë shpejt dhe Dafina kaloi kështu lidhjen më të shkurtër të jetës së saj.

Edhe pse i dhanë fund lidhjes me njëri-tjetrin, këngëtarët kanë vendosur të mbajnë raporte të mira. Ata shihen shumë shpesh së bashku, madje nuk mungojnë as postimet e përbashkëta.

Së fundmi Dafina publikoi një foto ku në sfond ishte Dj Geek dhe prezantuesja Nora Haxha. Dhe ajo e quajti ish-të dashurin e saj “një mik”.

“Me dy miqtë e mi”, shkruan ajo në foto, duke treguar se kanë respekt për njëri-tjetrin edhe pas ndarjes.

Lidhja e saj me Dj Geek nisi disa muaj pasi u nda nga ish-partneri Jose.

Dafina dhe Geek janë bashkëpunëtorë prej shumë kohësh, ndërsa vitin e kaluar bënë bujë me duetin e tyre shumë të suksesshëm “Alo”.

Ndërkohë, Dafina së fundmi po dëgjohet kudo, me hitin e saj “Një herë në jetë”, që i dedikohet një historie dashurie që ka pengun brenda.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej disa kohësh, aktorët e njohur Chris Evans dhe Lily James janë përfolur për një lidhje të mundshme.

Pasi ka shpallur kandidaturën e tij si president i SHBA, Kanye West ka dhënë një intervistë për "Forbs".

Aktori i famshëm hollivudian, Tom Hanks e krahasoi koronavirusin me Luftën e Dytë Botërore.

Prej disa kohësh, është përfolur se reperi Stresi dhe Keisi i kanë dhënë fund martesës së tyre, por mesa duket nuk është e vërtetë.

Këngëtarja shqiptare nga Kosova, Adelina Thaçi ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Ditën e sotme moderatorja Rudina Dembacaj ka ndarë lajmin e hidhur të ikjes nga jeta të babait të saj.

Binjakët humoristë Donald dhe Romeo Veshaj ishin të ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, përballë pyetjeve të Alketa Vejsiut dhe vogëlushëve t

Aktori i mirënjohur Koço Devole luajti në filmin “Dy gisht mjaltë” përkrah Elvana Gjatës, ku ishte në rolin e babait të saj, ka rrëfyer p