Matthew Koma ka bërë diçka të pazakontë për të shprehur dashurinë për bashkëshorten e tij Hilary Duff.

Këngëtari ka bërë tatuazh emrin e aktores së famshme në një vend intim. 33-vjeçari shkroi emrin “Hilay” në të pasmet e tij dhe ndau foton epike me ndjekësit në rrjetet sociale.

Por ky nuk është tatuazhi i parë që  Matthew Koma bën për familjen e tij. Në nëntor të vitit të kaluar, ai tregoi një tatuazh në krah ku shihen të shtrënguara ëmbëlsisht duart e djalit të Hilary Duff, Lucas dhe vajzës së tyre, Banks.

Çifti u martuan në një ceremoni private më 21 dhjetor 2019 në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos. Dasma erdhi shtatë muaj pasi Duff dhe Koma njoftuan fejesën e tyre në maj 2019.

Aktorja ka qenë e martuar më parë me ish-lojtarin e hokejt, Mike Comrie nga viti 2010 deri në 2016-n. Ata kanë një djalë 8-vjeçar të quajtur Luca Cruz.

Ndërkohë në qershor 2018, Hilary Duff dhe këngëtari njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.

Katër muaj më vonë, në tetor, aktorja dhe Koma mirëpritën në jetë vajzën e tyre Banks Violet Bair.