Jada Pinkett Smith ka pranuar që ka qenë e lidhur me këngëtarin August Alsina, ndërsa ishte e martuar me Will Smith. 48-vjeçarja në një intervistë për emisionin ‘Red Table Talk’ zbuloi se ajo kishte një një miqësi me këngëtarin rreth katër vite më parë. Ajo tha se kjo ndodhi për shkak se në atë kohe ajo po kalonte një periudhë të vështirë me partnerin dhe se mes tyre kishte shumë keqkuptime.

Jada sqaroi se ata u takuan në gusht dhe se gjithçka nisi, kur aktorja po e ndihmonte atë për nga ana shëndetësore pasi këngëtari atëherë kishte qenë shumë sëmurë.

“I vetmi person që mund të japë leje në këtë rrethanë është vetja jote”, këmbënguli ajo. “Në procesin e asaj marrëdhënie unë kuptova përfundimisht se nuk mund ta gjesh lumturinë jashtë vetvetes”. Ajo shpjegoi se çifti po kalonte në një proces rikuperimi.

Jada dhe Will u shprehën se kishin bërë gjithçka për të qëndruar larg njeri-tjetrit vetëm për të arritur në përfundimin që kjo s’ishte e mundur. Pavarësisht periudhës së vështirë, Pinkett Smith tha se ajo dhe i shoqi kanë arritur në pikën e “dashurisë pa kushte”.

“Nuk isha i sigurt nëse do të të flisja më ndonjëherë me gojë, por pastaj kujtova marrëveshjen që kemi bërë. Që vitin e parë të martësës të kam thënë se do të të doja, pavarësisht gjithçkaje”– tha Will dhe të dy e mbyllën bisedën duke thënë në të njëjtën kohë: “Përjetësisht martesë e keqe!”