Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka marrë vëmendjen e mediave lidhur me të rejat në jetën e saj private.

Ajo është duke shijuar lidhjen me regjisorin e filmave, Keyan Safyari. Megjithëse ka munguar në aspektin e prurjeve të reja muzikore, Bebe Rexha po tregohet aktive për fansat përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku tregoi ndryshimin e saj të ri drastik në pamje.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.