Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha duket se nuk po kalon ditë të mira për shkak të problemeve me shëndetin.

Bebe ka zbuluar se është në shtrat prej disa ditësh pasi vuan nga infeksioni i sinusit, një inflamacion i indeve dhe membranës dhe karakterizohet nga dhimbje koke, ethe, mukus i trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.

Ajo ka ndarë disa video me ndjekësit në Instastory, ku shprehet se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.

“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit.”, shkruan Bebe në një nga postimet.