Bebe ia ka bërë ëndrrën realitet fanses së saj.

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, me talentin e saj në muzikë, zërin, e thjeshtësinë që ka i ka bërë për vete shumë njerëz. E afërt është treguar edhe së fundmi me një fanse të saj e cila e ka parë në ëndërr se e ka bërë shoqe të ngushtë Beben.

“Natën e kaluar pash një ëndërr sikur Bebe Rexha ishte shoqja ime më e mirë”, kishte shkruar ajo, ndërsa Bebe ia ka bërë ëndrrën realitet. “Përshëndetja shoqja ime më e mirë”, ka shkruar ajo.