Këngëtarja Bebe Rexha është bërë nostalgjike gjatë kësaj periudhe në karantinë për shkak të pandemisë dhe është rikthyer pas në kohë.

Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga fëmijëria e saj, në një udhëtim në Shqipëri kur kishte flokë të gjatë e ngjyrë të errët.

“Kthehem pas në kohë, te kjo prerja e shkurtër e flokëve që e bëra kur isha në udhëtim në Shqipëri, tërhiqe për ta parë se sa të gjata i kisha flokët para se t’i shkurtoja.”, shkruan Bebe.