Bebe Rexha përflitej që në korrik për një romancë të re, të cilën ajo vendosi ta“zyrtarizonte” në muajin shtator, në një foto ku kishte mbuluar portretin e partnerit dhe i uronte ditëlindjen.

Bebe dhe partneri i saj kinematografi Keyan Safyari kanë qenë në një darkë me miq të përbashkët dhe sigurisht këngëtarja nuk nguroi të ndajë me fansat disa momente romantike me të.

Këngëtarja me origjinë dibrane ka publikuar në Instastory një video teksa puth në buzë Keyan.