Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit në bashkëpunim me reperen Doja Cat.

“Baby, I’m Jealous” ka tejkaluar tashmë shifrën prej 16 milionë klikimesh në kanalin YouTube në shumë pak ditë pas publikimit dhe gjithashtu renidtet ndër këngët më në trend dhe të dëgjuara të momentit në Spotify.

Ajo çfarë ra shumë në sy kësaj here ishte ndryshimi drastik i këngëtares shqiptare, e cila në klipin e fundit u shfaq me flokë të kuqe, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme prej biondeje.

Këtë radhë ajo ka bërë sërish një ndryshim të ri dhe duket se target i saj janë ngjyrat e ndezura.