Një ditë pasi zbuloi surprizën që kishte përgatitur përgjatë 3 viteve, Bebe Rexha ka zbardhur ditën e sotme detaje rreth albumit të saj. Në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se për këtë album ka bashkëpunuar me Travis Barker, Ty Dolla $ign, Trevor Daniel, Doja Cat, Rick Ross etj. Albumi do të ketë në total 13 këngë dhe 3 prej tyre do të jenë bashkëpunime me artistët e tjerë të njohur.

Ditën e djeshme me lot në sy, Bebe ka ndarë me fansat e saj lajmin e shumëpritur. Pas 3 vitesh punë, këngëtarja më në fund do lançojë albumin e saj të tretë në datë 7 maj dhe mban titullin “Better Mistakes”, teksa artistja po ashtu ka publikuar kopertinën e albumit, ku shfaqet e veshur me një “body” bardhë e zi.

Albumi i parë i Bebe Rexhës u publikua në vitin 2015 me titull “I don’t wanna grow up”. Ai u pasua nga “All your fault” që u publikua në 2017-n në dy pjesë. Ndërsa albumi i fundit u publikua në 2018-n me titull “Expectations”.